(VIDEO) Bekteshi: Të shpëtojmë nga varësia prej gazit rus

by admin
Spread the love

Ka shumë kompani të interesuara për ndërtimin e interkonjektorit të gazit që do të na lidhë me Greqinë. Kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se  kjo do të thotë se vendi nuk do të varet vetëm nga gazi rus dhe aktualisht po kërkohet një investitor për dy impiante gaz-hidrogjeni.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Deri më 1 shkurt është afati për aplikimin e të interesuarve për ndërtimin e interkonjektorit me Republikën e Greqisë. Deri tani ka shumë kompani që janë të interesuara si ndërkombëtare ashtu edhe vendase dhe jam i bindur se do të jetë një proces i suksesshëm me të cilin do të fillojë ndërtimi rreth muajit mars dhe është planifikuar që brenda jo më shumë se 18 muajsh të kemi një gaz krejtësisht të ri. Si vend, kjo do të rrisë sigurinë tonë të furnizimit dhe ne nuk do të varemi vetëm nga Rusia dhe Bullgaria. Edhe pse ka pasur kërkesë nga pala bullgare që të mos fillojë ndërtimi, dhe për të qenë i varur, nuk ka shanse të mos fillojë ndërtimi. Me këtë kapacitet sigurisht që do të mund të jemi plotësisht të pavarur si shtet”.

Ministri Bekteshi theksoi se duke pasur parasysh se janë në përfundim të ndërtimit të interkonjektorit të ri së bashku me Republikën e Greqisë, i cili duhet të rrisë kapacitetin në vend për sa i përket furnizimit me gaz natyror, por edhe me mundësinë e transferimit të hidrogjenit në në të ardhmen, ai thotë se kanë filluar edhe procedurën për ndërtimin e objekteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike.

KRESHNIK BEKTESHI,MINISTËR I EKONOMISË

“Por jo vetëm kjo, por edhe për energjinë termike, veçanërisht në Manastir, dhe planifikohet të përdoret edhe modeli i partneritetit publiko-privat në Oslomej, ku mund të zhvillohet rrjeti i ujësjellsit të ngrohtë  për Kërçovën, siç e kemi në Shkup. Në pjesën e Negotinës është në plan të shndërrohet në impiant gazi dhe hidrogjeni dhe ne si ministri tashmë kemi marrë vendim që të dërgojmë një letër interesi në vendet fqinje, sepse parashikojmë të kemi një kapacitet të madh me mbi 600 MW orë”.

Ndërkaq, i pytur se sa do të kushtojnë  ndërtimi i dy termocentraleve me hidrogjen me gaz, Bekeshi tha se  shifra e saktë nuk dihet, por ai shprehet i sigurt se munden  dhe kanë  kapacitet t’i ndërtojnë në Kërçovë dhe Manastir.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like