(VIDEO) Bekteshi paralajmëron mundësinë e lirimit të energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se qytetarët nuk do të paguajnë energji elektrike me çmim më të lartë. Ai madje bëri të ditur se ka mundësi edhe ulje të çmimit të energjisë elektrike.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Gjatë qershorit do të ulemi dhe do të diskutojmë modelin e ri. Nga sot mund t’u them qytetarëve se nuk do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Cili do të jetë modeli, do ta vendosim të gjithë bashkë në këshillin e energjisë. Qytetarët nuk do të paguajnë çmim më të lartë se ai ekzistues nga 1 korriku deri në fund të vitit”.

Lidhur me atë se vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve bujqësore përfundon më 31 maj, Bekteshi tha se kjo masë nuk do të vazhdojë pasi që shumica e produkteve janë me çmim edhe më të ulët se niveli i ngrirjes që kishim më parë.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Masa në fushën e produkteve bujqësore nuk do të vazhdojë, duke qenë se sipas të dhënave që kemi si Ministri e Ekonomisë, shumica e produkteve janë edhe më të ulëta se niveli i ngrirjes që kishim më parë. Nëse në ditën kur ai vendim nuk është më i vlefshëm, ka abuzime nga tregtarët, ne monitorojmë situatën në baza ditore dhe sigurisht që do të pasojnë masa të ndryshme”.

Ministri i Еkonomisë Kreshnik Bekteshi sot nënshkroi marrëveshje bilaterale me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe turizëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like