(VIDEO) Bekim Sali: Visar Ganiu ka mashtruar se do të ndërtojë qendër rinore në Seravë

by admin
Spread the love

Ekipi i kandidatit të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Bekim Sali sot është penguar për mbajtur deklaratë për gazetarë në lagjen Seravë. Disa persona, të cilët Sali i ka cilësuar si militantë të BDI-së, kanë penguar ekipin e partisë opozitare gjatë aktivitetit politik në kuadër të fuashtës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, Sali ka vazhduar të kërkojë llogari nga kryetari aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për mosrealizimin e premtimeve që u ka dhënë qytetarëve. Ekipi i Bekim Saliut sot ka qëndruar në lagjen Seravë, prej nga ka kërkuar llogari për mosrealizimin e Qendrës Rinore.

“Nëse ka mashtruar me kontratë, çfarë mund të mashtrojë ai pa kontratë”. Kjo ishte një ndër pytjet që Bekim Sali, ia ka parashtruar publikisht Ganiut.

Bekim Sali nga lagjja Serava deklaroi se qytetarët kërkojnë qendrën rinore, të cilën kanditati aktual nga radhët e BDI-së e kishte premtuar në zgjedhjet lokale të 2017.

BEKIM SALI

“Për ata që nuk e mbajnë mend, më 2017 në të a.q. Kontrata, në faqen 72 të saj, kryetari i i deritanishëm i Çairit, Visar Ganiu, kishte shkruar të bardhën mbi të zezë se në lagjen Serava do të bëjë një qendër rinore te bashkësia lokale në vlerë prej 250 mijë euro. Dhe, ja – shikojeni vetë! Janë bërë katër vjet dhe ky objekt është siç ka qenë para 50 vjetëve. Asgjë nuk ka ndryshuar”

Sali ka deklaruar se është e lehtë për të konstatuar se Ganiu ka mashtruar dhe paratë e kësaj qendre janë avulluar diku. Sali ka pyetur përse duhet t’i besojnë qytetarët përsëri një njeriu që gënjen dhe mashtron. Sipas Saliut,  kush mashtron një herë, gjithë jetën mashtrues mbetet. I tillë është Visar Ganiu.

Sali më tej sqaroi edhe pse ndodhet pikërisht në lagjen Serava, ku prezanton  master-planin e tyre që e premton se në Çair do ta ndërtojnë Qendrën e Kulturës.

BEKIM SALI

“Sidoqoftë, ne jemi këtu që me master-planin tonë të premtojmë se në Çair do ta ndërtojmë Qendrën e Kulturës, Karrierës dhe Ndërmarrësis. Për këtë kam gjetur edhe donatorë nga Turqia dhe na duhet vetëm ta kalojmë testin e të dielës dhe kjo qendër të bëhet realitet.

Vlenë të theksohet se zgjedhjet e raundit të dytë për komunën e Çairit janë më 31 tetor, ku garojnë Bekim Sali nga ana e koalicionit AA dhe Visar Ganiu nga BDI. /SHENJA/ 

 

 

 

You may also like