(VIDEO) Bekim Neziri përplas gjykatën me prokurorinë

by admin
Spread the love

Pas ankesës së Prokurorisë, e cila këmbëngul në paraburgim për të dyshuarit për sulmin në M-NAV, Gjykata Penale përmes një komunikate ka shpjeguar se pse e ka refuzuar propozimin e prokurorisë për paraburgimin e Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë për sumin në  M-NAV.

Nga Penalja theksojnë se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme me të cilat të dyshuarit do të shkonin në paraburgim.

GJYKATA PENALE SHKUP

“Prokuroria nuk ka dorëzuar prova, dokumentacion mjekësor për gjoja lëndimet e shkaktuara, nuk ka proces verbal për kallëzim penal nga pala e dëmtuar. Dëshmia e tij nuk është marrë në Prokurori, ndërsa nuk janë paraqitur as prova se me të vërtetë është shkaktuar lëndim i rëndë dhe çfarë lëndimi ka qenë. Më pas nuk është theksuar mënyra se si veprimet kanë shkaktuar ose kanë mundur të shkaktojnë dëmtimin e pajisjeve, objektit ose aviacionit”.

Gjykata po ashtu sqaron se në bazë të kontrollit të jashtëzakonshëm  të Agjencisë së Fluturimeve Civile, është konstatuar se nuk ekziston kurrfarë prishje apo rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror dhe nuk ekziston ngjarje e denoncuar apo incident serioz lidhur me sigurinë në komunikacionin ajror.

Ata sqarojnë se publiku duhet të njihet me të dhënat përkatëse për ngjarjen, duke i kushtuar vëmendje fshehtësisë së hetimeve me të vetmin qëllim që të hedhen  poshtë të gjitha spekulimet e paverifikuara që po tregtohen.

GJYKATA PENALE SHKUP

“Është e padiskutueshme se ka ekzistuar një ngjarje nga aspekti penal juridik, andaj për të mundësuar mbarëvajtjen e procedurës penale, përkatësisht hetimin nga prokurori kompetent, gjykata e konsideron të nevojshme sigurimin e prezencës së të dyshuarve. Megjithatë, duhet ditur se urdhri hetimor për ngjarjen konkrete përfshin 8 persona dhe deri më tani vetëm për katër është paraqitur propozim për përcaktimin e masave për sigurimin e pjesëmarrjes, si dhe dëshmi për përfshirjen e tyre”.

Për shkak të zhvillimeve në M-NAV, Qeveria në seancën e së martës më 9 janar ka paralajmëruar shkarkimin e menaxhmentit të kompanisë, si dhe janë paralajmëruar edhe kontrolle të jashtëzakonshme për funksionimin. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like