(VIDEO) Begaj në 115-vjetorin e Ditës së Alfabetit: Unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar

by admin
Spread the love

Ceremonina e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip është mbajtur sot në Manastir, ku morën pjesë krerët e partive politike shqiptare në vend dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai nga Manastiri bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar. Presidenti Begaj, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë.

BAJRAM BEGAJ,PRESIDENTË I SHQIPËRISË

“Sot ne e marrim si të mirëqenë ekzistencën e shqipes, por në një ditë të tillë duhet të mos harrojmë luftën dhe përpjekjet titanike që na sollën deri këtu. Në fakt, po të lexoni historinë dhe gjithçka që ka pasur kundër, është mrekulli që shqipja mbijetoi dhe sot flitet nga miliona shqiptarë anembanë botës”.

Konsulli i  nderit të Republikës së Shqipërisë, Imer Selmani, tha se gjenerata e tashme duhet ta jetësojë sfidën e nisur nga rilindasit tanë.

IMER SELMANI, KONSULL NDERI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

“Sot pikërishtë me atë vendim dhe veprim strategjik të asaj kohe duhet vepruar ashtu të unifikuar siç kanë qenë gjenerata e kohës, rilindasit dhe patriotët tanë. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë për në Evropën e bashkuar”.

Përndryshe, Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Kryetari i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like