(VIDEO) Bashkimi Europian pret që gjyqtarët të jenë rrezistentë nga ndikimet e jashtme

by admin
Spread the love

BE pret që gjyqtarët të jenë rrezistentë nga ndikimet e jashtme dhe ta kryejnë punën e tyre në pajtim me standardet më të larta. BE pret që çdo lloj tentim për ndikim në gjyqsor, të përfundojë. Kështu deklaroi euroambasadori, Dejvid Gir, i cili porositi që sundimi i ligjit të respektohet në mënyrë të rreptë.

David Geer, Ambasadori evropian

“Bashkimi Evropian ka qëndrim shumë të qartë që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Ne presim që sundimi i ligjit të respektohet në mënyrë të rreptë dhe në këtë kontektst vlerësojmë se gjyqsori duhet të punoj në mënyrë profesionale, të veproj me integritet dhe me pavarsi të plotë pa asnjëlloj ndikimi të jashtëm, qoftë nga partitë politike ose interesa financiare. Ne e kemi ngritur këtë çështje gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë konstatnte, ne kemi shprehur shqetësim për atë që ka nododhur në Këshillin Gjyqsor, i cili është në zemrën e sistemit gjyqsor në vend. Poashtu shqetësimi ynë është sjellja e Këshillit Gjyqsor Republikan, për përfshirje të jashtme politike”.

Ndërkaq, paraprakisht në intervistë për MIA-n, Gir tha se ndryshimet e shpejta të Kodit Penal me kalimin e kohës treguan se pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, mosndëshkueshmëria është rritur.

David Geer, Ambasadori evropian

“Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin tonë ishin ndryshimet në Kodin Penal. Ne ishim të shqetësuar në atë kohë se kjo do të çonte në më shumë pandëshkueshmëri, kishte keqpërdorim të flamurit evropian, por shqetësimi kryesor ishte se kjo mund të çonte në mundësi më të mëdha për mosndëshkim. Dhe ajo që shohim rast pas rasti me kalimin e kohës është rritja e mosndëshkimit dhe tani kemi parë se ka zbrazëti në një pjesë të ligjit që duhet të mbyllet si prioritet”.

Po ashtu shtoi se korrupsioni minon potencialin ekonomik të shtetit, minon inovacionin dhe është burim pabarazie dhe padrejtësie.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like