(VIDEO) Bashkësia Fetare Islame mirëpret bashkatdhetarët në pikën kufitare Tabanoc

by admin
Spread the love

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një aksioni modest në pikën kufitare Tabanoc ka mirëpritur bashkëatdhetarët tanë të cilët këto ditë vijnë për pushime në vendlindje. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti siç ka bërë me dije Fejzulla Sadiki, drejtor i sektorit fetaro – arsimor në BFI,  është të shprehurit e mirëseardhjes së ngrohtë në vendlindje për vëllezërit tanë. Në aksion janë përfshirë nxënësit dhe nxënëset e SHMI Medreseja “ISA BEU” të cilët kanë shpërndarë ujë të ftohtë për të gjithë udhëtarët.

 “BFI me në krye Reisul Ulema Haxhi Hafiz Shaqir Ef. Fetai, me gjithë potencialin e saj kadrovik është angazhuar që këtë vit të bëj pritjen e mërgimtarëve këtu në VK Tabanoc, duke bërë shpërndarjen e ujit të freskët, duke patur parasysh se mërgimtarët kalojnë një rrugtim të mundimshëm e të sikletshëm, ndaj ne jemi këtu për ti shprehur atyre mirëseardhje e për tu a bë të këndëshëm pushimin të cilët po vijnë ta kalohjnë në vendlindje”, shtoi mes tjerash Fejzulla Sadiki, Drejtor i Sektorit Fetaro-Arsimor pran Rijasetit të BFI.

 “Përmes këtij aktiviteti ne dëshirojmë ti shprehim mirënjohje dhe falenderime të vecanta si BFI për rolin e tyre që kanë patur si mërgimtarë. Me këtë gjest simbolik e human në praktikë dhe vepër ne si BFI dëshirojmë tu jemi mirënjohës dhe shprehim falenderimet tona për mërgatën tonë. Këto ditë do të keni rastin të shihni edhe bilborde këtu në hyrje të VK Tabanoc por edhe përgjatë autostradës ku ne i shprehim mërgatës sonë mirëseardhje, ju dëshirojmë pushime të këndëshme në familje e në vendlindje dhe dhashtë Zoti ti kemi pranë vetes shëndosh e mirë”, shtoi Fehmi Ebibi, Drejtor i Sektorit të Vakufit pran BFI.

 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like