VIDEO/ Bashkëshorti i vdiq në Ekuador, Xhoana Kurti shfaq për herë të parë birin në rrjetet sociale

by admin
Spread the love

Ish-konkurrentja e “Love Island Albania”, Xhoana Kurti ka ndarë disa foto me djalin e saj në Instagram. Si rrallë herë ajo ndan disa foto të tij, pasi ka dashur ta mbajë sa më privat të birin.

Xhoana ka postuar foto dhe video gjatë shtatzënisë dhe disa ditë pas lindjes së djalit.
Në një video tjetër ajo shfaqet duke kërcyer kur ishte tetë muajshe shtatzënë teksa ndodhej në Ekuador.

Ajo i tronditi të gjithë teksa ndau me Arlindin dhe të gjithë konkurrentët lajmin që ajo ishte mama e një djali dhe që i kishte vdekur bashkëshorti teksa ajo ishte nëntë muajshe shtatzënë.

Xhoana gjithashtu ka folur edhe për ish-vjehrrën e saj, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka thënë që ish-vjehrra e kishte pëlqyer shumë eksperiencën e saj në programin e dashurisë.

Ajo nuk arriti që të bëhej çift me një nga djemtë e programit “Love Island”, pasi vetë konkurrentët vendosën që ajo të largohej nga programi.

Arlindi djali që ajo ishte çift prej pesë javësh, u lidh me një vajzë tjetër, Uedën, ku fituan gjithashtu edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

You may also like