VIDEO/ Baloteli u kthehet bëmave me fishekzjarrë, terrorizon shokët në dhomat e zhveshjeve

by admin
Spread the love

Mario Baloteli njihet për bëmat e tij që e kanë bërë më shumë të famshëm për atë që bënte jashtë fushave të lojës se sa brenda saj. Dhe duket se sulmuesi italian u është kthyer atyre në Turqi, ku është pjesë e Adana Demirspor.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet sulmuesi duke qeshur brenda dhomave të zhveshjes të klubit turk. Ai mori një fishekzjarr dhe e ndezi me çakmak, duke e hedhur më pas mes shokëve të skuadrës.

Shpërthimi i terrorizoi disa prej tyre, të cilët mbetën të ngrirë ndërsa Baloteli qeshte me të madhe për këtë shaka që u kishte bërë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like