(VIDEO) Babai keqpërdori fëmijët për lypje, paratë i shpenzonte në kazino

by admin
Spread the love

Prokuroria kërkon arrestimin e një babai nga Çashka, sepse ai përveç se i ka braktisur fëmijët e tij, i ka keqpërdorur ata për përfitime financiare dhe i ka detyruar të bëhen lypsarë, që pastaj paratë t’i harxhoj në kazino.

Prokuroria Themelore Publike e Velesi ka sjellë urdhër për realizim të procedurës hetimore kundër një personi nga fshati Izvor të komunës së Çashkës për dy vepra penale- Braktisje dhe keqtrajtim i fëmijëve, nga neni 201, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike

“Ekziston dyshim i bazuar se në periudhën kohore nga viti 2021 deri më 03.04.2024, babai i dyshuar duke neglizhuar obligimin e tij si prind për kujdes dhe edukim, ai i ka braktisur krejtësisht dy fëmijët e tij dhe nga keqpërdorimi i tyre për interesa financiare, i ka detyruar të bëhen lypsarë. Ai i ka dërguar fëmijët në lokacione të ndryshme në Shkup dhe Veles, i ka detyruar të kërkojnë para dhe më pas mjetet financiare u’a ka marrë dhe i ka harxhuar në kazino”.

Po ashtu bëjnë me dije se Prokurori Publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Veles ka dorëzuar propozim për caktim të masës së arrestit për personin e dyshuar, sepse siç thonë ekziston rrezik që të arratiset, ta përsëris veprën penale ose të ndikoj te fëmijët.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like