(VIDEO) Babai i Vanjës sillet në gjykatë

by admin
Spread the love

Para pak minutave në Gjykatën Penale në Shkup është sjellur babai i të ndjerës Vanja Gjor­çevska, Aleksandar Gjorçevski, njofton SHENJA.

Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencë për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në pres konferencë paradite, i cili shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh. /SHENJA/

MARKETING



You may also like