(VIDEO) Azir Aliu: Ka pasur spekulime se unë do të dorëzohem, por unë do t’u shërbej qytetarëve

by admin
Spread the love

Edhe pse u përfol gjatë gjithë ditës, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu nuk ka dhënë dorheqje.  Aliu tha se është i gatshëm të japë dorëheqje, nëse sigurohet që ligjet për të cilat kërkon që të procedohen në Kuvend, do të kalojnë. Sipas tij,  ligjet janë të nevojshme për shtetin dhe në përputhje me të gjitha direktivat e BE-së.

AZIR ALIU,MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE

“Nëse ligjet lidhen me emrin Azir Aliu. Unë…për këto ligje punuam shumë dhe i kemi shumë të rëndësishme për shtetin dhe jo për Azir Aliun. Nuk janë ligje të lidhura as me individ as…nuk i bëj për shtëpinë time këtë punë, pra po jam i gatshëm sot të jap dorëheqje, nëse dikush më thotë që ligjet do të kalojnë nëse ti nuk do të jesh ministër, përndryshe nuk do t’ia jap atë kënaqësi asnjë partie politike, të jap dorëheqje, për shkak se ato duan apo nuk duan të jem këtu”.

Aliu pretendon se nuk ka informacion se përse po bllokohen ligjet. Ai thotë se përveçse ministër ka detyrime edhe ndaj Aleancës për Shqiptarët si parti që e ka propozuar për ministër. Sipas tij, nuk mund të ketë sistem nëse varet nga individët dhe dëshirat e tyre. Pastaj siç tha Aliu, sistemi mbytet në baltë. Ai shtoi se  pakoja e ligjeve e propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës duhet të miratohet sa më shpejt, sepse është e interesit më të lartë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like