(VIDEO) Avokati i Popullit: Ndyshimet e ligjit të amnistisë ndikojnë për shpopullimin e burgjeve

by admin
Spread the love

Avokati i Popullit konsideron se Ligji për Amnisti që po e përgatit Ministria e Drejtësisë,  do të ndikoj në uljen e mbipopullimit nëpër burgje. Naser Ziberi më tej shton se mbipopullimi i burgjeve në vetvete sjell probleme të tjera si shëndeti i të burgosurve, kushtet e jetesës atje, problemet me të cilat përballet policia e burgjeve sepse duhet të kujdeset për një numër më të madh të të burgosurve.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit

“Amnistia dhe ulja e dënimeve me burg për 30 për qind është vetëm një nga mënyrat për uljen e mbipopullimit në burgje, veçanërisht në Idrizovë, dhe është jashtëzakonisht shqetësuese. Për këtë arsye mendojmë se është e mirë ideja që autorët e krimeve me intensitet më të vogël dhe me dënime më të ulëta të mbulohen me amnisti, por ne gjithmonë i theksojmë masat alternative si mënyrë për të kapërcyer problemet me mbipopullimin në burgje”.

Propozimin për ndyshimin e Ligjit për Amnisti e ka komentuar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai ka thënë se me sa ka njohuri të denuarit për rastin e  27 Prillit nuk do të jenë të përfshirë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Është fakt se burgjet janë të mbingarkuara. Nëse e pyesni cilin do drejtor të burgjeve, do ta vërtetoj këtë. Ministria e Drejtësisë një kohë të gjatë punon për atë ligj. Unë deri tani nuk kam dëgjuar komente të këqija, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ulje të denimeve të atyre që tashmë janë duke e vuajtur denimin, por nuk përfshijnë vepra të rënda. Nuk e di, por mendoj që nuk përfshihet rasti i 27 prillit”.

Kurse kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se VMRO nuk ka dorë në tekstin e Ligjit për Amnisti. Madje u shpreh se VMRO jo vetëm që nuk do ta përkrah, por në forma demokratike do ta bllokoj këtë ligj.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“VMRO-DPMNE ka thënë edhe para disa muajsh se i ka ndërprerë çfarëdo lloj komunikimi zyrtar dhe jo zyrtar me Qeverinë dhe as nuk do të ketë komunikim as zyrtar as jozyrtar me këta njerëz, në këtë Qeveri, as nuk kemi një pikë, presje, në tekstin e atij ligji që është propozuar. Ai ligj është për amnistin e kriminelëve për të cilët parti të caktuara politike kanë dhënë premtime se do të lirohen pjesërisht, ose plotësisht. Ato politikan tash janë në Qeveri”.

Për ligjin e ri për amnisti që po e përgatit Ministria e Drejtësisë, ka komentuar edhe vetë ministri Krenar Lloga. Ai në Facebook shkroi se propozim-ligji është nevojë e menjëhershme, madje siç tha është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore shtoi më tej,  nuk mund të quhet shtet.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like