VIDEO/ Autogol i çuditshëm në sekondën e 15-të, mbrojtësi katranos gjithçka në miqësoren ndaj…

by admin
Spread the love

Në ndeshjen miqësore mes Letonisë dhe Lihtenshtajnit, e cila u luajt të martën mbrëma në Qipro që përfundoi në barazim 1-1, u shënua një autogol i pabesueshëm në sekondën e 14-të të ndeshjes. 

Menjëherë pas fillimit, Marcis Os, mbrojtësi letonez, dërgoi topin në rrjetën e portës për habinë e bashkëlojtarëve. 

32-vjeçari me eksperiencë donte t’ia pasonte topin portierit të tij Pavel Steinbors, por ai e gaboi pasimin drejt bashkëlojtarit të tij që priste një kthim topi në zonë. 

I zënë ngushtë nga autogoli i pazakontë, mbrojtësi i pafat vendosi duart mbi kokë teksa lojtarët e Lihtenshtajnit festonin epërsinë e tyre. 

Megjithatë, Letonia arriti të barazojë në minutën e 11-të falë Raimonds Krolis dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti 1-1. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like