(VIDEO) ASHMAA: Përfshirja e menaxherit të televizionit në emision paraqet ndërhyrje në pavarësinë dhe autonominë e programit

by admin
Spread the love

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele lidhur me skandalin e ditës së djeshme në emisionin “Samo Vistina” të TV KANAL 5, vlerëson se përfshirja e menaxherit të televizionit në emision paraqet ndërhyrje në pavarësinë dhe autonominë e programit dhe nga ana tjetër etiketimi i mediave dhe gazetarëve, siç u bë nga Ismet Ramadani, këshilltar i kryeministrit për vlerat euroatlantike, thonë ata, ndikon negativisht në lirinë e mediave dhe cenon dinjitetin gazetaresk. Nga AVMU theksojnë se media duhet të jetë një hapësirë për debat të hapur, një vend ku do të prezantohen mendimet dhe qëndrimet e ndryshme dhe se çdo ndërhyrje paraqet ndërhyrje në atë pavarësi dhe autonomi.

AGJENCIA PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE

“Në lidhje me emisionin e djeshëm ‘Samo Vistina’, transmetuar në TV Kanal 5, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive thekson se debatet për çështje politiko-sociale duhet të kontribuojnë në realizimin e lirisë së shprehjes, në kulturën e tolerancës dhe në asnjë moment nuk duhet të nxisin intolerancën”.

Dje, drejtori i TV Kanal 5, Ivan Mirçevski është lidhur direkt në emision, ku ka kërkuar që Ismet Ramadani të lëshojë studion sepse sipas tij, Ramadani ka shprehur akuza se udhëheqësi i debatit po nxit frymë antishqiptare dhe segregacioni.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like