VIDEO/ Arsenali “shuplakë” Çelsit, skuadra e Artetës turpëron blutë në derbi dhe merr kryesimin e Premier Ligës

by admin
Spread the love

Arsenali masakroi me rezultatin 5-0 Çelsin në derbin e Londrës, një duel ky i prapambetur i vlefshëm për javën e 29-të të Premier Ligës. Falë këtij triumfi skuadra e Artetës mori kryesimin e përkohshëm të kampionatit me 77 pikë në 34 ndeshje. “Topçinjtë” kanë 1 ndeshje më shumë se Liverpuli dhe 2 më shumë se Siti.  

 

Për sa i përket duelit ndaj Çelsit, pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Trosard ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës Arsenali shënoi plot 4 herë të tjera, dopietat personale të Uajt dhe Haverc, i dhanë një “shuplakë” të fortë skuadrës së Poçetinos, që është stakuar në vendin e nëntë në renditje. 

RENDITJA PREMIER LIGE

Në duelin e radhës skuadrën e Artetës e pret një tjetër derbi i rëndësishëm ai ndaj Totenhemit në transfertë, ndërkohë që Çelsi luan sërish jashtë “Stamford Bridge”, ku do të përballet me Aston Vilën.  

FT: ARSENAL-ÇELSI 5-0

Trosard 4′, Uajt 52′, 70′ Haverc 57′, 65′

GOLI I DYTË I UAJT 5-0 (VIDEO) 

GOLI I DYTË I HAVERC 4-0 (VIDEO) 

GOLI I HAVERC 3-0 (VIDEO) 

GOLI I UAJT 2-0 (VIDEO) 

GOLI I TROSARD 1-0 (VIDEO) 

FORMACIONET ZYRTARE:

ARSENAL ÇELSI

PANORAMASPORT.AL

You may also like