(VIDEO) Arrijnë në Prokurori gjetjet e autopsisë për Vanjën dhe Pançen

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike informoi se I kanë pranuar rezultatet e autopsisë për Vanja Gjorçevskën dhe Pançe Zhezovskin, të cilët më 3 dhjetor u gjetën të vdekur në rrethinën e Shkupit dhe Velesit.  Fjala është për gjetje që janë pjesë e hetimit që Prokuroria Themelore Publike Shkup e zhvillon kundër Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gjorçevskës dhe Pançes dhe pesë të dyshuarve të tjerë.

Hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi filloi në fillim të këtij muaji dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale”, akuzohen për bashkëpunim dhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup.

Në paraburgim është  edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij, siç thanë autoritetet në atë kohë, dhe Stefan Dimkovski, shoferi që e ka çuar Palevskin nga Serbia në Turqi.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.  Prokuroria tha se gjetjet nuk do të bëhen publike. /SHENJA/

MARKETING



You may also like