(VIDEO) Arrestohet në Kosovë një shtetas i RMV-së, kishte 96 mijë dollarë të dyshimtë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut  pasi i janë gjetur dhe  sekuestruar 96 mijë dollarë amerikanë, që dyshohen të jenë të falsifikuara.  Operacioni është zhvilluar të premten, rreth orës 23:00. I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari 100  dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro.

POLICIA E KOSOVËS

 “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 29.03.2024, në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, kanë realizuar me sukses Plani Operativ për parandalimin e futjes në Republikën e Kosovës të parave të falsifikuara. Pas një pune operative-hetimore, rreth orës 23:00 është zhvilluar një operacion policor në Han të Elezit.

Nga Policia e Kosovës sqarojnë se paraprakisht ishin siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D., viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollar amerikan.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 dollarë në total 96,000.00 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) dollarë amerikanë, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL-i për luftimin e dukurisë së prodhimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara. Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin nga Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit,të dyshuarit i janë caktuar 48 orë paraburgim. /SHENJA/\

You may also like