(VIDEO) Arrestohet në Kosovë Alil Demiri, i dënuar për rastin “Monstra”

by admin
Spread the love

Organet e rendit kanë arrestuar Alil Demirin, të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, i cili ka që në arrati në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë arrestuar Demirin dhe se i njëjti do të nxirret para gjykatësit përkatës.

MPB

“Gjatë ditës së sotme, policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë ka arrestuar Alil Demiri (38) në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB, i kërkuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Penale Shkup-1, për veprën penale ‘Terrorizëm’, e parashikuar në bazë të nenit 394 nga Kodi Penal, në lidhje me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës”.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, mbi të cilët rëndon akuza “Terrorizëm”, janë të dënuar me burg të përjetshëm. Denimi është shqiptuar pa praninë e tyre, pasi të njejtit kanë qenë në arrati, në shtetin kosovar. Që nga fillimi i nisjes së gjykimit, RMV, ka bërë disa kërkesa për ekstradimin e tyre nga Republika e Kosovës. “Vrasja e pesëfishtë”, ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Për këtë rast 3 persona, Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, janq denuar me burg të përjetshëm,  kurse Haki Aziri, 9 me vjet burg dhe Fejzi Aziri me 15 vite burg. Ky rast pati edhe rigjykim, pasi në vitin 2017 Gjykata Supreme e ktheu nga fillimi, me cka lënda u mor nga Prokuroria Speciale Publike.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like