(VIDEO) Anulohet për herë të tretë seanca gjyqësore për spitalin modular të Tetovës

by admin
Spread the love




Është anuluar për të tretën herë gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Gjykatësi Jordan Vellkovski e shtyu gjykimin për më 7 dhjetor pasi mundoi avokati i mjekut të akuzuar Boban Vuçevski. Shkak për shtyrjen ishte edhe fakti se avokatët e dy të akuzuarve të tjerë kërkuan që përveç qasjes të kenë edhe kopje të materialeve dëshmuese.

Pas një hetimi dhjetë mujor, fillimi i gjykimit ishte caktuar për në datën 6 shtator, por ai u shty për në datën 14 tetor për shkak të mungesës së dy prej të pandehurve, ndërsa më 14 tetor përsëri  u shty për ditën e sotshme, pasi dy nga të pandehurit nuk kishin avokatë.

Të akuzuar janë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali klinik Tetovë si subjekt juridik.

Prokuroria e Tetovës i ka akuzuar dy drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe mjekun Boban Vuçevski për veprën penale të mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Zjarri në spitalin modular në Tetovë shpërtheu më më 8 shtator 2021, kur 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Ndërkaq, nga prokuroria  infromojnë se  në tetor 2021 pas ekspertizës së MPB-së, zjarri në spitalin modular u shkaktua si pasojë e kabllos së djegur, ndërsa dy drejtorët tani më të akuzuar dhanë dorëheqje. Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like