(VIDEO) Antikorrupsioni hapi lëndë për helikopterët dhe ambulancat

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për ushtrinë në vlerë prej 230 milionë eurove dhe për blerjen e 22 autoambulancave përmes tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së për Radio Evropa e Lirë. Ajo theksoi se i hapin rastet me iniciativën e tyre pasi kanë dëgjuar nga mediat për rastet aktuale para zgjedhjeve.

“Dy rastet për blerjen e helikopterëve dhe auto-ambulancave, me 13 raste të tjera, do të thotë se kemi 15 raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, tha Dimitrovska.

Rastet kanë të bëjnë me ndalesat se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë zyrtarët dhe institucionet pas 14 shkurtit, ditën kur kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

Ndalesat janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe rregullojnë kushtet për investime të reja, pagesa të jashtëzakonshme dhe punësime.

 

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like