(VIDEO) Anketë e “Aksios”: BDI i humbë zgjedhjet lokale, fitues koalicioni AAA-ASH

by admin
Spread the love

Një anketë e realizuar nga Instituti “Aksios” e nxjerr Koalicionin Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët fitues të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. 6.3 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur se do të votonin për koalicionin opozitar shqiptar. Në anën tjetër për BDI-në janë shprehur 6.1 për qind e të anketuarve. Në kampin politik maqedonas fituese del VMRO-ja me 27.8 për qind, përballë LSDM-së me 23.3 për qind

Për kandidatët e cilës parti do të votoni në zgjedhjet lokale?

VMRO DPMNE                        27.8%
LSDM                           23.3%
ASH-AAA                     6.3%
BDI                              6.1%

Ndërkohë, në pyetjen se fushata e cilës parti është më e afërt për qytetarët, edhe këtu shumica e shqiptarëve e kanë vlerësuar fushatën e koalicionit opozitar. 6.6% e qytetarëve thonë se e gjejnë veten në fushatën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa 6.5% në fushatën e VMRO DPMNE-së. Nga ana tjetër, qytetarët maqedonas më shumë e gjejnë veten tek fushata e VMRO DPMNE-së, edhe atë 38.6% e të anketuarve, përkundër 27.4% të cilët e shohin më të përafërt fushatën e LSDM-së.

Cila fushatë është më e përafërt për ju / ku e gjeni veten më shumë?

VMRO DPMNE                        38.6%
LSDM                           27.4%
ASH-AAA                     6.6%
BDI                              6.5%

Anketa e “Aksios” është zhvilluar nga 24 deri 28 shtator, në gjithë territorin e shtetit, ndërsa janë anketuar gjithsej 1215 qytetarë. /SHENJA/

You may also like