(VIDEO) Anëtari i KSHZ-së, Lidhja Europiane për Ndryshim akuzon Xhaferin për manipulim

by admin
Spread the love

Koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshim” akuzon kreyparlamentarin Talat Xhaferi për letrën e dërguar për kandidaturë të anëtarit të KSHZ-së, dy partive që janë formuar së fundmi, Partisë Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës dhe partisë “Lëvizja Populli” e Skender Rexhep Zejdit, e që sipas tyre kjo është antiligjore, pasi, sipas Kodit Zgjedhor vendi i gjashtë në KSHZ i takon partive opozitare që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit paralmentare, që në këtë rast është Alternativa dhe Lëvizja Besa. Sipas LEN, Xhaferi po mundohet të sabotojë zgjedhjen e anëtarit, që të mund të bëhen manipulime në zgjedhjet e ardhshme.

Safije Sadiku-Shaini, deputete

“Me këtë rast ia kam tërhequr vërejtjen që të pushojë me lojërat e ulëta për ta sabotuar një të drejtë ligjore që i takon opozitës shqiptare, se le që nuk i ka hije as atij, për shkak të pozicionit që e ka dhe pozicionit që e synon, por ky është edhe një turp për demokracinë dhe, në përgjithësi, për pluralizmin politik”.

Në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit se Komisioni Shtetëror Zgjedhor mund të funksionojë edhe me pesë anëtarë, opozita shqiptare thotë se atë që po e bënë Xhaferi është jodemokratike dhe kundër Kodit Zgjedhor.

Fadil Zendeli, deputet

“Në rastin konkret në mënyrë drastike është duke e shkelur kodin zgjedhor, me katër këmbë është duke e shkelur Kodin Zgjedhor me qëllim që të krijojë huti në këtë proces. Me qëllim që kandidatë që janë nga shumica dhe që opinioni e di se janë të përkrahur nga shumica, tash përmes disa partive të cilët nuk i plotësojn kushtet të propozojnë kandidat, të propozohen nga ana e tyre në seancë palenare”.

Për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së duhet dy e treta e votave në Kuvend, ndërsa opozita shqiptare beson se do t’i kenë votat e nevojshme dhe përkrahjen e opozitës maqedonase. Për anëtarë të KSHZ-së kanë propozuar Abdush Demirin.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like