(VIDEO) Andonov: EMV nuk ka dorëzuar qeverisë llogaritjet e energjisë për vitin e ardhshëm

by admin
Spread the love




Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe funksional dhe se nga prodhimet vendore janë të përmbushura tërësisht nevojat e qytetarëve dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar, ka deklaruar këshilltari për energjetikë në qeveri, Viktor Andonov. Ai tha se Elektranat e Maqedonisë së Veriut ende nuk i ka dorëzuar përllogaritjet për energji elektrike për vitin e ardhshëm.

VIKTOR ANDONOV-KËSHILLTAR  PËR ENERGJETIKË I QEVERISË

“Çmimin përfundimtar e sjell Komisioni Rregullator i Energjetikës. Qeveria vendosë për çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga EMV e cila është vetëm një komponentë në çmimin përfundimtar dhe në këtë pjesë, Qeveria do t’i shqyrtojë të gjitha analizat, projeksionet në seancë të mbyllur pasi të dorëzohen të njëjtat nga EMV. T’i lëmë institucionet e pavarura profesionale të kryejnë punën dhe në periudhën vijuese pas miratimit të vendimeve përfundimtare, opinioni do të informohet në kohë për vendimet e miratuara”

Në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, Andonov theksoi se, në periudhën vijuese do të miratohen vendime të rëndësishme.

VIKTOR ANDONOV-KËSHILLTAR  PËR ENERGJETIKË I QEVERISË

“Masat e Qeverisë për sigurim të rrymës më të lirë me çmim fiks për industrinë ushqimore, ndërmarrjet publike komunale dhe shkollat fillore dhe të mesme, në dhjetor po realizohen dhe veç më mbi 500 subjekte janë paraqitur të shfrytëzojnë energji elektrike me çmim të subvencionuar. U bëj thirrje gjithë subjekteve të tjera, të cilat i plotësojnë kushtet dhe gjenden në sektorët e targetuar të paraqiten deri më 1 janar që të shfrytëzojnë rrymë më të lirë me çmim fiks. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe t’i shfrytëzojmë racionalisht resurset në kohë krize”.

Andonov tha se për momentin funksionojnë dy blloqet e REK Manastir, REK Oslomej, një njësi në TEC Negotinë dhe hidrocentralet e mëdha.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like