(VIDEO) Aleanca kërkon nga Ministria e Arsimit t’ia marrë kompetencat Arsovskës

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të veprojë në suaza të ligjit dhe përkohësishtë  t’ia marrin kompetencat në arsim, kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovkës, pasi sipas tyre, në tre shkolla të mesme të qytetit, Arsovka ka  shkelur ligjin gjatë emërimit të drejtorëve.  Arianit Reka nga ASH, tha  Arsovska, ka emëruar ushtrues detyre, persona të cilët nuk i plotsojnë kushtet për tu emëruar drejtorë.

ARIANIT REKA,ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Në shkollën e mesme “Koço Racin”, ushtrues detyre caktohet personi T.B, person që në rendë të parë nuk është nga të punësuarit e rregullt  në këtë shkollë. Personi T.B emërtohet U.D pa mos plotësuar kushtin, që është kushtë mjaftë i rëndësishëm, që ajo është që ai të ketë dhënë provimin për drejtorë. Sipas të dhënave me karaketer publik nga qendra shtetërore për provime, në këtë shkollë egzistojnë dy profesor të cilët i plotsojnë kushtin, por Arsovksa këtë nuk e sheh të arsyeshme”.

Përveq kësaj shkolle, Reka thotë se parregullsi gjatë emërimit të drejtorëve ka edhe në shkollat  e mesme “8 Shtatori” dhe “Arseni Jovkov”.

ARIANIT REKA,ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Në shkollën e mesme “8 Shtatori”, poashtu emërohet U.D drejtorë personi me iniciale A.Q, person që nuk vërteton se ka dhënë as provimin për drejtorë dhe as certifikatë për njohjen e gjuhës angleze. Shkolla e rradhës është shkolla e mesme ‘Arseni Jovkov’. Në këtë shkollë, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, emërton person, i cili poashtu nuk ka as certifikatë për njohjen e gjuhës angleze, por as certifikatë që ka dhënë provimin për drejtorë”.

Aleanca për Shqiptarët informoi se shkelje të ligjeve ka edhe në shkolla tjera dhe paralajmëroi se ditëve në vijim do ti shpalosin të gjitha para opinionit.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like