(VIDEO) “Alarmet për bomba, pjesë e luftës hibride të Rusisë”

by admin
Spread the love




Kërcënime për bombë janë pranuar sot në mëngjes në pesë shkolla në Kavadar.  Informacion e konfirmoi, zëdhënës i SPB Veles,  Riste Samarxhiev, i cili sqaroi se menjëherë pas alarmit ka pasuar evakuimi i nxënësve. “Sot rreth orës shtatë në Stacionin Policor të Kavadarit është denoncuar se në adresat elektronike të pesë shkollave, dy shkollave të mesme dhe tri shkollave fillore në Kavadar është dërguar kërcënim për vendosjen e eksplozivit. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të shkollave dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informoi Samarxhievi.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se denoncimet për bomba në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon janë pjesë e luftës hibride të Rusisë, pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Kovaçevski tha se institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët e NATO-s për kërcënimet e këtilla dhe se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

“Shikoni, Evropa është në luftë! Në Ukrainë ndodh konflikti më i madh ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore, i shihni fotografitë, e shihni se pas Mariopulit çfarë po ndodh edhe me një qytet tjetër në Ukrainë, me agresioni rus nuk po kursehen edhe shtetet tjera, me këtë se ka edhe mënyra tjera hibride me të cilat udhëhiqet kjo luftë kushtimisht thënë, këto sulme, respektivisht këto denoncime të rreme për bomba janë pjesë e kësaj, nuk po ndodhin vetëm te ne, ja edhe vetë e thatë që po ndodh edhe në Kroaci”.

Javëve të fundit gati çdo ditë ka pas alarme për bomba nëpër shkolla. Alarmet së pari nisën me shkollat e mesme të shkupit, e më pas vazhduan edhe nëpër shkollat tetëvejeçare të kryeqytetit dhe më pas edhe nëpër shkollat e qyteteve të tjera të vendit. /SHENJA/

 


You may also like