(VIDEO) Aksion i policisë në Tetovë: Gjendet drogë, moslëshim i faturave fiskale dhe 4 shtetase të huaja

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se në bazë të një plani operativ të përgatitur më parë për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës,  kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hoteliere në Zherovjan, komuna e Bogovinës, ku kanë  gjetur drogë, ndërsa nga DAP, kanë konstatuar moslëshim të  llogarive fiskale.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë kontrollit janë gjetur katër shtetase të huaja (nga Serbia, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria) si dhe 55 të ftuar, mes të cilëve dy të mitur. Në dyshemenë e objektit është gjetur një pako me lëndë pluhuri”.

Nga MPB  gjithashtu njoftojnë se nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike,  është konstatuar moslëshimi i llogarive fiskale,  ndërsa nga Inspektorati Shtetërorë i Punës, është konstatuar  persona që kryejnë veprimtari pune pa u regjistruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit nga MPB, theksojnë se  do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like