(VIDEO) Aksion i gjerë në burgun e Idrizovës, policët përleshen me të burgosurit

by admin
Spread the love

Në orët e hershme të mëngjesit policia ka kryer një aksion në burgun e Idrizovës, me çka janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Ndërkaq, gjatë këtij akisoni, policia është përleshur me të burgosurit, pasi ata kanë tentuar të bëjnë rezistencë ndaj policëve dhe si rezulta i kësaj përleshje kanë mbetur të lënduar disa polic dhe të burgusor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se  zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në Idrizovë, në një pavijon gjysmë i hapur.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të burgosurit”.

Pas dokumentimit të rastit, nga MPB më tej deklarojnë se  do të bëhen parashtresat përkatëse.Përndryshe kjo nuk është hera e parë që policia futet në burgun e Idrizovës. Raste të njejta ka pasur edhe më herët.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like