(VIDEO) Aksident tragjik në Strazhë, humbën jetën dy shoferë

by admin
Spread the love

Dy persona kanë humbur jetën, në aksidentin e trafikut në magjistralen Gostivar-Kërçovë, mëngjesin e sotëm. Siç ka bërë me dije zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, Marja Josifovski shoferët e makinave që janë përplasur kanë qenë nga Kërçova dhe Tetova.

SPB Tetovë

“Sot më 5 janar, në orën 07: 10 minuta në SPB Tetovë, është denoncuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi Guroreve, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin pjesëmarrës ishin dy drejtuesisht makinash: ‘audi’ me targa të huaja, e drejtuar nga 42 vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe ‘shkoda’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga SH.N. 48 vjeçar nga Kamjani i Tetovës”.

Siç bëjnë me dije më tej nga SPB Tetovë, vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes.

SPB Tetovë

“Në aksident, nga plagët e marra, të dy shoferët e kanë humbur jetën, ndërsa vdekjen e tyre e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë të Gostivarit”.

Prokurori publik dhe ekipi i Repartit për Punë të Brendshme në Gostivar, kanë bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING



You may also like