(VIDEO) Aksident me pasoja fatale, një 22 vjeçar le të vdekur në vijat e bardha një 24 vjeçare

by admin
Spread the love




Një vajzë e moshës 24-vjeçare në mënyrë tragjike ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme, pasi është goditur për vdekje nga një makinë në lëvizje. Goditja për të ka qenë fatale, ndërsa për fat të mirë, personi i cili e ka shoqëruar vajzën, i dashuri i saj, ka përfunduar me lëndime dhe është transferuar në spital.

Siç kanë njoftuar nga policia, aksidenti tragjik ka ndodhur në orën 19:44 në udhëkryqin nga bulevardi  (Aradhet partizane), mes rrugës “Moskovska” dhe rrugës “Lubjana”.

MPB

 “Makina “Citroen” C4 me targa të Shkupit, me shofer J.Gj.(22) nga Shkupi ka përplasur këmbësorët Ll.D.(24) dhe V.N.(24) nga fshati Rakllish i Radovishit. Në vendin e ngjarjes ka vdekur V.N., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Lëndime trupore ka pësuar Ll.D., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’”

Policia me urdhër të Prokurorisë Publike menjëherë ka arrestuar të riun, ndërsa nga ai janë marrë mostër të gjakut dhe urinës për të parë nëse gjatë drejtimit të makinës ka qenë në gjendje të alkoolizuar.

Kjo fatkeqësi ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak se jo rrallë herë në këtë bulevard ndodhin tragjedi, për shkak shpejtësisë të papërshtatshme të shoferëve. Qytetarët apelojnë që të ketë sa më shumë kontroll për të parandaluar situatat të tillë.

Enis Murtezi /SHENJA/


You may also like