(VIDEO) Ahmeti: Nëse VMRO i voton ndryshimet kushtetuese, dalim nga Qeveria

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje dhe se preokupimi kryesor i vendit duhet të jetë sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese. Ahmeti tha se zgjedhje do të mbahen në terminin e rregullt.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Zgjedhjet do t mbahen në terminin e rregullt në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse një plotësim nëse VMRO-së i pengon të qenurit BDI-ja në drejtim të vendit ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij premtimi ne tërhiqemi nga ekzekutivi në momentin që ata votojnë ndryshimet e kushtetues”.

Edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kërkon që zgjedhjet parlamentare të mbahen në një termin me presidencialet. Ai konsideron se opozita shqiptare është e konsoliduar për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Ne vlerësojmë se zgjedhjet duhet të jenë në një afat zgjedhor, për shkak se e kemi parasysh që bëhet fjalë për kosto të cilat nëse mbahen për periudhë të shkurtë siç janë të parapara me ligj, zgjedhjet e rregullta që bëhet fjalë për një distancë kohore prej 3 muajve, vlerësojmë se është kosto e panevojshme dhe kërkojmë që zgjedhjet të jenë në një termin, edhe presidenciale edhe parlamentare”.

Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski edhe një herë i bëri thirrje pushtetit që të dalin në zgjedhje, në mënyrë që t’i masin forcat dhe t’i vërtetojnë anketat që po qarkullojnë në opinion së fundmi.

Hristijan Micksoki, lider i VMRO-DPMNE-së

“Unë shpeshherë flas publikisht, qartë dhe zëshëm se në vend që të ikin në mënyrë frikacake, anketa më e madhe është përballja me popullin. Ndoshta unë nuk po e flas të vërtetën, ndoshta këto matje publike nuk janë të vërteta, ndoshta atë që ata e krijojnë, është e vërtetë, ka një mënyrë që të vërtetojmë nëse këta numra janë të vërteta, dhe ajo mënyrë janë zgjedhjet. Përsëri i bëjë thirrje frikacakëve të LSDM-së, që të përballen me opinionin që të mos fshihen”.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se është i gatshëm të ftoj takim liderësh nëse krerët e partive politike shprehin gatishmëri për një takim në të cilin do të diskutohet për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like