VIDEO/ “A ka mbaruar epoka juaj?”, Brdaric tërbohet, braktis konferencën

by admin
Spread the love

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, nuk e ka pritur mirë një pyetje të bërë në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur kundër Tiranës. Një prej gazetarëve në konferencë pyeti nëse kishte përfunduar epoka e Brdaric te shkodranët dhe gjermani ishte i papërmbajtshëm.

“Duhet të jeni të kujdesshëm me këtë pyetje. Po punojmë prej një viti e gjysmë këtu. Kemi ndërtuar këtu një Vllazni të re, jemi shumë konkurrues. Dhe një humbje ndaj Tiranës, që mendoj se do shpallet kampione, dhe me pyesni a do të shkarkohem!

Çfarë është kjo? Çfarë është kjo pyetje? Më thuaj të lutem se çfarë është kjo pyetje? Se unë e di se sa e vështirë është të punosh këtu. Nëse dikush më pyet a jam apo jo në gjendje më të punoj, atëherë mund të jap këtë përgjigje.

Por të më pyesësh nëse rrezikoj të shkarkohem pas një humbje ndaj Tiranës, më duket pak e tepruar. Më falni”, thotë Brdaric, i cili largohet duke qeshur me ironi, duke mos pranuar pyetje të tjera nga gazetarët e pranishëm në konferencë. / oversport.tv

You may also like