(VIDEO) 85.9% e banorëve të Maqedonisë së Veriut jetojnë në shtëpitë e tyre

by admin
Spread the love




85,9% e banorëve të Maqedonisë  së Veriut jetojnë në shtëpitë e tyre. Pronësia e shtëpisë është një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë njerëzve, duke ofruar stabilitet, siguri dhe ndjenjën e përkatësisë. Këto të dhëna janë publikuar nga portali “Landgeist”, i cili gjithashtu vlerëson se në Evropë, normat e pronësisë së shtëpive ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve. Sipas të dhënave, disa vende kanë një përqindje të lartë të pronarëve të shtëpive, ndërsa të tjerat kanë një përqindje më të lartë të qiramarrësve.

PORTALI “LANDGEIST”

“Pronësia e shtëpisë është më e zakonshme në Evropën Lindore sesa në Evropën Perëndimore. Në vende si Kosova (97.8%), Shqipëria (96.3%) dhe Rumania (95.3%) . Gjermania (49.1%) dhe Zvicra (42.2%) kanë normat më të ulëta të pronësisë së banesave në Evropë. Këto janë të vetmet vende ku pronarët e shtëpive janë pakicë”

Një nga faktorët e mundshëm që ndikon në normat e pronësisë së banesave në Evropë është disponueshmëria e banesave të përballueshme. Në disa vende, si Gjermania dhe Zvicra, kostot e strehimit janë relativisht të larta, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz blerjen e një shtëpie. Në të kundërt, në vende të tjera, si Bullgaria dhe Rumania, strehimi është shumë më i përballueshëm, kështu që zotërimi i një shtëpie është më i aksesueshëm për një numër më të madh njerëzish.

Njerëzit në rajon preferojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre për dallim të popullsisë në Evropën Perëndimore të cilët më shpesh vendosen për strehim me qira.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like