(VIDEO) 17 koalicione dorëzuan në KSHZ lista për deputetë

by admin
Spread the love

Partitë dhe koalicionet zgjedhore, kanë dorëzuar listat  e deputetëve për zgjedhjet e 8 majit, pasi afati i fundit për ta bërë këtë ishte mesnata e 2 prillit. Siç bënë me dije Komisioni Shtetëror Zgjedhor, janë pranuar gjithsej 17 lista të kandidatëve për deputetë.

KSHZ

 “Pas pranimit të listës së kandidatëve, KSHZ-ja përcakton nëse ajo është dorëzuar brenda afatit të caktuar dhe nëse është përpiluar në përputhje me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe nenin 7 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kodit Zgjedhor, duke kontrolluar të dhënat në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente”.

Kandidatët, në zgjedhjet e 8 majit, do të garojnë për të fituar një nga 120 mandatet parlamentare dhe për të qenë pjesë e përbërjes parlamentare 2024-2028.

Rendi i fletëvotimeve të koalicioneve dhe partive do të jetë i njëjtë si për kandidatët për president, ndërsa për partitë e tjera do të bëhet një short shtesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor. KSHZ-ja një ditë më parë përfundoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të zhvillohet më 8 maj në të njëjtën ditë me  zgjedhjet parlamentare.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nesër dhe përfundon më 22 prill, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill dhe përfundon më 6 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like