(VIDEO) 15 të arrestuar për mashtrim tatimor dhe pastrim parash, mes tyre edhe funksionarë të BDI-së

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme infromonë se gjatë ditës së sotme kanë organizuar një aksioni, ku policia ka  arrestuar 3 persona, ndaj të cilëve  kërkohet paraburgim, ndërsa  gjithsej 15 persona dyshohen se kanë  dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 840 mijë euro. Nga MPB bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzime penale për 15 persona dhe 3 kompani. 11 persona dyshohen për kryerjen e veprës penale “shoqërim kriminal”, nga të cilët 9 për “mashtrim tatimor”, kurse njëri përveç për këto dy vepra, bashkë me 4 persona tjerë dhe 3 kompani, dyshohen për “pastrim parash”.

MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në 7 lokacione ku dhe janë arrestuar tre persona të cilët do të dërgohen para gjykatësit për procedurë paraprake. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacion, ndërsa gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 35 fishekë,  për çka janë ndaluar edhe dy persona shtesë, për të cilët pas dokumentimit të rasteve do të vijojë procedura përkatëse”.

Ndërkaq, nga Prokuroria Publike sqarojnë se nga veprimet para hetimore, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepra penale, përkatësisht: 11 persona kanë kryer veprën penale Bashkim kriminal nga neni 394, nëntë prej tyre dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale të mashtrimit tatimor nga neni 279-a, ndërsa i dyshuari i tretë, Ismet Guri, funksionar i lartë i BDI-së përveç këtyre dy veprave penale, së bashku me katër të dyshuarit e tjerë dhe personat e dyshuar juridikë akuzohen se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera nga vepër penale nga neni 273 i Kodit Penal.

PROKURORIA PUBLIKE

“Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë ose asgjësojnë gjurmët e krimit dhe se duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët do të pengojnë hetimin, kërkojmë që gjykata të caktojë masën e paraburgimit për tre të dyshuarit, ndërsa  për personat tjerë do të propozojë masa tjera për sigurimin e pranisë gjatë procedurës”.

Përndryshe, aksioni ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka nisur pas dyshimeve në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ministrinë e Brendshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like