Vetëm një opsion e dërgon Ballkanin në 1/16 e Conference League

by admin
Spread the love

Pasi Ballkani u mund në “Air Albania” nga Viktoria Plzen pasditen e kësaj të enjte, ndeshja tjetër e grupit C u mbyll me fitoren 0-2 të Dinamo Zagreb në transfertën e Astanas.

Golat u realizuan nga Vidovic në minutën e 48’ dhe Kaneko në minutën e 79’.

Pas këtij takimi Dinamo Zagreb qëndron në vend të dytë me 6 pikë, teksa Astana në vend të tretë me 4 pikë.

Grupi C kryesohet nga Plzen që ka siguruar raundin e 1/8-ave të Conference League, teksa Ballkani aktualisht është ne vend të fundit me 4 pikë.

Tashmë Ballkani i duhet me patjetër që të triumfojë ndaj Dinamo Zagreb dhe që Astana të mundet nga Plzen, që të ketë mundësinë e kalimit në 1/16-at.

Lille bind me rezultatin 0-2 në tranfertën e O.Ljubljana, me golat që u shënuan nga Cabella në minutën e 15’ dhe Yazici në minutën e 75’.

Pas këtij raundi Lille kryeson Grupin A me 11 pikë, teksa O.Ljubljana qëndron në vend të fundit me 3 pikë.

You may also like