“Vetëm një karrierë kam”, Rice: Nuk e refuzoja dot Arsenalin

by admin
Spread the love

Declan Rice është përforcimi i tretë për Arsenalin, që më parë ka siguruar firmat e Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajaxi.

Arsenali do të paguajë 105 milionë paund në arkat e West Ham, duke e kthyer mesfushorin me tipare mbrojtëse në blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit.

24-vjeçari zbarkon te nënkampionët e Anglisë për të zëvendësuar Granit Xhakën, ndërkohë që ka firmosur një kontratë (5+1) vjeçare me Arsenalin.

Trajneri Mikel Arteta thuri elozhe për blerjen e ish-kapitenit të West Ham dhe titullarit të kombëtares angleze. I lumtur edhe ky i fundit për transferimin në “Emirates”.

Ishin bisedime sfiduese, ndodhën shumë gjëra dhe pati spekulime të mëdha për muaj të tërë. Unë shpresoja që gjërat të përfundonin sa më shpejt.

Është dita ime e parë tek Arsenali. Dhe ndihem vërtetë si në shtëpinë time”, deklaroi Rice. I cili nuk e kursen një koment për West Ham.

Duke llogaritur dashurinë që ndjej për atë klub, unë e kisha realisht të vështirë të largohesha. Në futboll lindin mundësi të jashtëzakonshme. Klubet e mëdha dolën përpara dhe refuzimi ishte i vështirë.

Nuk duhet të harrojmë që kam vetëm një karrierë. Besoj shumë në atë që Mikel Arteta po ndërton këtu tek Arsenali”, përfundoi një nga mesfushorët më të mirë anglezë.


Top Channel

You may also like