“Vetëm na lini të jetojmë”, flet nëna e një prej foshnjave të evakuuara nga spitali “Al-Shifa” – Shqip

by admin
Spread the love

Ditën e sotme një grup prej 28 foshnjash të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gaza, i cili është i rrethuar nga forcat izraelite. Ndërkohë një grua, nëna e një prej foshnjeve që u evkuuan nga spitali “Al-Shifa”, është lutur që lufta të përfundojë teksa ka treguar historinë e familjes së saj.

Duke folur me gazetarët në vendkalimin Rafah, Lobna al-Saik, nga Gaza, tha se lindi vajzën e saj 10 ditë para shpërthimit të luftës.

Ajo ka lindur para kohe ka thënë nëna e foshnjes teksa ka treguar më shumë detaje mbi historinë dhe situatën në të cilën ndodhet familja e saj. “Ajo nuk ishte aspak mirë, më 7 Tetor duhej të vizitoja vajzën time në spital, ajo kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që e vendosën brenda në inkubator që të merrte frymë siç duhet. Në ditën e tretë të luftës më duhej të ikja (burri i saj qëndroi) nga zona pasi na kishin kërkuar të evakuonim shtëpinë tonë. Sapo e evakuuam shtëpinë tonë, ajo u bombardua. Ne shkuam në jug. Natyrisht që ajo po qëndronte në “Al-Shifa”, nuk e dija që spitali do të ishte në shënjestër.”

Në javët në vijim gjendja shëndetësore e vajzës së saj u përkeqësua për shkak të mungesës së ushqimit.

“Ajo u kthye për të jetuar me oksigjen, i cili është shumë i rrezikshëm për fëmijët.”

Në fjalën e saj gruaja u shpreh se donte t’i tregonte botës se këto foshnja janë të pafajshme, janë të parakohshme. Ajo u lut për ndalimin e luftës.

“Ne nuk duam asgjë nga askush, ne jemi të përgatitur të jetojmë nën çadrën në shtëpitëtona të rrënuara, vetëm na lini të jetojmë.”/tvklan.al

You may also like