Vetëm me një votë të përqëndruar tek ne, parandalohet ndikimi rus – Shqip

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i BDI Arbër Ademi sot ka mbajtur konferencë për media para zyrës së presidentit të vendit në prag të fillimisht të fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për garën për president, derisa BDI do të garojë me Bujar Osmanin.

Ademi ka elaboruar pozitat të cilat i ka fituar BDI gjatë këtyre viteve në qeverisje dhe se tashmë sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të drejtojnë dhe me presidencën.

“Këtë ide, z. Ali Ahmeti e shpalosi në Kongresin e dytë zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2009 në Shkup kur i numëroi 12 pozitat asokohe të pa-arritshme për shqiptarët, ndërsa e kishim në program zgjedhor që në vitin 2014, 2016 dhe së fundmi 2020. Por, edhe pse derivatet e BDI-së lexojnë dhe s’kuptojnë e na bëjnë shërbimin më të madh duke ra në kurthin tonë që ta përvetësojnë idenë e BDI-së, këtë e kuptojnë shumë mirë në VMRO DPMNE dhe LSDM dhe e kuptojnë edhe më mirë shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë. Prandaj kërkojmë përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë Kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amandamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë. Ky do të jetë qëndrimi i BDI-së edhe për rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare dhe ne do t’ia arrijmë. Vetëm me një votë të përqëndruar tek partia më e fortë shqiptare arrihen synimet dhe parandalohet Rusia dhe ndikimi rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe ka për qëllim të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të nxitur domino efekt në tërë rajonin”, ka theksuar në fjalimin e tij Arbër Ademi nga BDI.

You may also like