Vetëm gjatë ndeshje këtë sezon, minutazhi është “armiku” i Armando Brojës

by admin
Spread the love

Herën e fundit pati në dispozicion 9 minuta.

Kaq ishte koha në fushë e Armando Brojës për Chelsea, në sfidën e Premier League ndaj Brighton, që arriti në gati 20 minuta për shkak të kohës shtesë.

Gjithsesi, sulmuesi shqiptar vazhdon të luajë pak.

Sipas statistikave, gjatë këtij sezoni, ai është aktivizuar në vetëm 152 minuta në kampionat, që do të thotë 12 për qind e kohës së mundshme.

Në të vërtetë, 22-vjeçari ishte i padisponueshëm për Blutë e Londrës në 8 ndeshje dhe kjo për shkak dëmtimi. Duke llogaritur vetëm sfidat në të cilat ka qenë pjesë e skuadrës, atëherë ai ka luajtur në rreth 28 për qind të minutave, që është një arritje më pozitive.

Problemet fizike, në radhë të parë, por edhe konkurrenca e fortë tek Chelsea kanë qenë dhe mbeten pengesë për Brojën, që është zgjedhur titullar nga trajneri Mauricio Pochettino vetëm në 14 për ndeshjeve ku ka qenë i grumbulluar.

Ai u kthye nga dëmtimi i pësuar në dhjetor të vitit të kaluar vetëm në 24 shtator, pas gati 9 muajve, ndërsa lëndimi iu përsërit në tetor. Kjo e la plotësisht jashtë ndeshjeve të kombëtares shqiptare në Euro 2024. Tashmë, pritet janari për të mësuar të ardhmen e Brojës.

Trajneri Pochettino e vlerëson dhe dëshiron ta mbajë, ndonëse ka kërkesa nga Fulhami, West Ham të Premier League dhe nga Torino në Serie A./ h.ll/abcnews.al

You may also like