Vetëm 169 bullgarë në Maqedoni janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet bullgare, asnjë në Ohër – Shqip

by admin
Spread the love

Vetëm 169 shtetas bullgarë që jetojnë në Maqedoni janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Bullgari që do të mbahen më 2 prill të këtij viti. Bëhet fjalë për personat që do të votojnë në vendvotimet që do të hapen në Maqedoninë e Veriut ditën e zgjedhjeve në Bullgari, si dhe në vende të tjera të Evropës dhe botës.

Listat e të paraqiturve për votim janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë nga ku nga shtatë vendvotime në po aq qytete të vendit, do të votohet në gjashtë: Shkup, Manastir, Kavadar, Prilep, Strumicë dhe Tetovë. Vendvotim është planifikuar edhe në Ohër, ku është hapur edhe klubi bullgar “Car Boris i Tretë”, por aty nuk është paraqitur asnjë.

Lista nuk është objekt publikimi sepse nuk ka persona që kanë shprehur dëshirën për të votuar”, shkruan për vendvotimin në Ohër.

Në gjashtë qytetet e mbetura, megjithatë, më së shumti votues do të ketë në Kavadar dhe Prilep, e më pak në Manastir, qyteti ku u hap klubi bullgar “Vanço Mihailov”.

Konkretisht sipas qyteteve, numri i votuesve të regjistruar është:

Shkup – 15 votues;
Kavadar – 42 votues;
Manastir – 9 votues;
Prilep – 41 votues;
Strumicë – 22 votues;
Tetovë – 40 votues.

Ky është numri më i vogël i votuesve nga Maqedonia e Veriut krahasuar me dy ciklet paraprake zgjedhore në Bullgari. Në zgjedhjet e korrikut 2021 votuan 413, ndërsa në prill 2021 510. Në të dyja rastet më së shumti vota fitoi partia VMRO-BND e Krasimir Karakaçanovit.

Numri i personave që u deklaruan si bullgarë në regjistrimin e vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut ishte 3.504. /Portalb.

You may also like