Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person, lëndohet një tjetër – Shqip

by admin
Spread the love

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka humbur jetën një person, ndërkaq një tjetër është lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,  i cili tha se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vetaksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në konfirmim.

You may also like