Vështirësohet puna për Barçën, Dembele kërkohet nga gjigantët e Premier League

by admin
Spread the love

Ousmane Dembele është kthyer në një çështje që i bën me dhimbje koke krerët e Barcelonës. Përveç Paris Saint-Germain që prej muajsh interesohet për francezin, tashmë garës i është bashkuar edhe Liverpool.

Nga mediet spanjolle raportohet se “The Reds” kanë kontaktuar përfaqësuesit e 25-vjeçarit, për të ditur nëse Dembele do të ishte i gatshëm për një transferim në Premier League.

Deri në janar sulmuesi u duk i pashpresë te Barça, megjithatë pas marrjes së drejtimit të stolit katalanas nga Xavi gjithçka ndryshoi jo vetëm për rezultatet në lojë, por edhe për francezin.

Dembele u kthye në elemente të rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës dhe ndaj Xavi nuk dëshiron që ta humbasë sulmuesin dhe për këtë gjë u ka kërkuar drejtuesve që të punojnë për rinovimin e kontratës së tij.

Megjithatë me kërkesat në rritje nga ana e klubeve më të mëdha në Europë për të afruar Dembelen, puna për Barçën vështirësohet, pasi tashmë francezi ka mundësinë për t’u transferuar edhe në Premier League, madje te një prej skuadrave më në formë në “ishull”./ Shqip


Top Channel

You may also like