Veshi fanellë me mbishkrime nacionaliste, futbollisti serb po kërkohet me të madhe nga Arsenali

by admin
Spread the love

Topçinjtë kanë një numër lojtarësh brenda skuadrës, të cilët mund të transferohen diku tjetër në këtë afat të janarit, ndërkohë që ka gjithashtu nevojë për shtesa në këmbim.

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahovic, është emri që siç duket do ta shohim tek Arsenali.

Sipas raportimeve, skuadra e Serie A është e prirur të shesë këtë muaj futbollistin serb, por kush është Vlahovic?

Dushan pasi u kualifikua në Kupën e Botës me Serbinë veshi fanellën me një nga këngët nacionaliste, e cila ishte himni i protestave të kishës në Malin e Zi.

Ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, metropolitit Joanikije në Cetinje në Mal të Zi, u shoqërua me trazira të shumta. Ceremonia në Cetinje i kishte zemëruar malazezët, të cilët e vlerësuan atë si fyerje ndaj vështirësive të Malit të Zi për sovranitet dhe pavarësim nga Serbia, pjesë e së cilës ishte nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në vitin 2006.

“Flamuri serb të valojë gjatë gjithë rrugës nga Prizreni (Kosova) në Rumija (Mali i Zi)” .

Ndërsa në bluzat e veshura nga Radonjic dhe Vlahovic shkruheshin edhe fjalët “Veseli se srpski rode”. Këto janë vargjet e një kënge të Danica Crnogorçevicit, në të cilën përmendet Kosova.

Nuk ishte hera e parë që futbollistët serb provokojnë, anipse sipas rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, mesazhet politike apo nacionaliste janë të ndaluara në futboll.

/Insporti.com

You may also like