Verstappen kundër drejtuesve: Ka tension, situata mund të “shpërthejë”

by admin
Spread the love

Kampionati Botëror i Formula 1 ngriti siparin fundjavën që lamë pas me garën e parë, e vlefshme për çmimin e madh të Bahreinit. Red Bulli dhe Max Verstappen u rikonfirmuan si pretendentët absolut të këtij edicioni.

Por, në skuderinë austriake kanë filluar problemet e para të brendshme, që kanë zanafillën nga hetimi që këta te fundit i bënë drejtuesit kryesor, Christian Horner.

Së fundmi, ish-piloti holandez dhe njëkohësisht babai i Max Verstappen, Jos Verstappen, “turbulloi” ambientin me deklaratën e tij të fundit në drejtim të Horner:

“Ka një tension në skuderi, për sa kohë Horner vazhdon të jetë në pozicionin e drejtuesit të Red Bull-it. Harmonia rrezikon të shkatërrohet. Horner luan rolin e viktimës, por është ai që po shkakton problem me qëndrimin e tij. Kam frikë se situata brenda grupit mund të shpërthejë”, mbylli deklaratën e tij Jos Verstappen.

Gjatë karrierës së tij, 52-vjeçari ka qenë aktiv në Formula 1 për 6 vite, por asnjëherë nuk ka pasur suksesin që i biri i tij Max Verstappen po arrin në garat e shpejtësisë. Deri më tani holandezi ka fituar 3 tituj radhazi.

You may also like