Verratti nuk ia pasoi topin – reagimi i ashpër i Messit bën xhiron e rrjeteve sociale

by admin
Spread the love

Në takimin mes Real Madrid-PSG kishte një episod që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, me francezët në avantazh, Messi u tërbua me Verrattin, i cili në vend që t’i shërbente në zonë u përpoq të krosonte nga lart me topin që përfundoi në duart e Courtois.

Nga imazhet mund të shihet sesi argjentinasi bërtet ndaj shokut të tij të skuadrës. Debati mes të dyve vazhdoi edhe kur arbitri akordoi fundin e 45 minutave të para. Duke u nisur drejt dhomave të zhveshjes, në fakt Messi i është afruar Verrattit.

Mesfushori i ka shpjeguar diçka, ndërsa Messi i ka vënë dorën në shpatull për ta përqafuar. Të dy u kthyen të qetë në dhomat e zhveshjes, pa e ditur se çfarë e prisnin në pjesën e dytë.

You may also like