Verratti do të plaket në Paris, gati rinovimi me PSG deri në vitin 2026

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marco Verratti dhe PSG do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Mesfushori italian ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe është gati kontrata e re, që do ta lidhë Verrattin me parisienët deri në vitin 2026.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2024 dhe me këtë zgjatje, duket se Verratti do të mbyllë karrierën në kryeqytetin francez. Në ditët në vijim pritet që të hidhet firma mbi kontratë dhe të bëhet zyrtarizimi.

Italiani u bashkua me PSG në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë ka koleksionuar 398 ndeshje dhe 11 gola. Lideri I mesfushës, me PSG ka fituar: 8 kampionate, 6 Kupa France, 6 Kupa Lige dhe 9 Superkupa të Francës. /Oversport.tv

 

You may also like