Veriu i Europës në alarm nga stuhia “Babet” – Shqip

by admin
Spread the love

3 viktima në Britaninë e Madhe, 13 mijë familje pa energji

Një pjesë e territorit të Britanisë së Madhe vijon të jetë nën rregullat e alarmit të kuq për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga Stuhia Babet.

Tre persona humbën jetën ndërsa qindra shtëpi janë në ujë në Skoci, ku situata duket më e vështirë. Disa linja hekurudhore pezulluan punën deri në përmirësimin e situatës, ndërsa shkollat, parqet janë mbyllur.

Autoritetet rajonale thanë se dalja e lumenjve nga shtrati dëmtoi rëndë disa rrugë dhe ura duke i bërë ato të pakalueshme. Gati 13 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të mos udhëtojnë.

Stuhia po i drejtohet veriut të Europës. Alarmi është ngritur në Gjermani, Danimarkë, Suedi e Norvegji. Probleme edhe në Spanjë ku erërat me shpejtësi deri në 100 km/h çuan në mbylljen e aeroportit të Malagës. Moti i keq pritet të zgjasë për gjatë gjithë fundjavës.

Tv Klan

You may also like