Veriu ende në krizë, KFOR po bëhet gati… – Shqip

by admin
Spread the love

Misioni i KFOR-it njoftoi se në ditët në vijim do të rrisë lëvizjen e trupave dhe automjeteve të tij në Kosovë për shkak të procedurës së zakonshme të dorëzimit të kontingjenteve.

KFOR-i shtoi se do të mbajë ushtrime për testimin dhe ruajtjen e kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të sigurohet nivel i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë e ardhshme në terren.

“Edhe pse këto ushtrime do të kryhen për të minimizuar ndikimin në popullatën lokale, mund të ketë vonesa në trafik dhe lëvizje të dukshme të trupave. Për këtë arsye KFOR-i këshillon vozitësit që të kenë kujdes nëse ndodhen pranë kolonës së automjeteve ushtarake”, thuhet në deklaratë.

Stërvitjet e KFOR-it erdhën disa muaj pasi Kosova u përball me dhunën më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë, të cilët mbështeten nga autoritetet serbe.

Kriza filloi në maj, pasi kryetarët shqiptarë etnikë në veri morën detyrën pas zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga serbët, të cilët po kërkojnë formimin e një komuniteti të komunave serbe (ZSO).

Për shkak të kësaj, NATO dërgoi 700 ushtarë shtesë në Kosovë, përveç 4000 ushtarëve që ishin vendosur më herët.

Pas dhunës në maj, presidenti serb Aleksandar Vuçicc e vuri ushtrinë në gatishmëri luftarake dhe i zhvendosi njësitë më afër kufirit me Kosovën. Kriza vijon ende, ndonëse pa incidente të rënda. /tesheshi.com/

 

 

You may also like