Veretout përshëndet Romën, shumë pranë rikthimit në Ligue 1

by admin
Spread the love

Ka blerje, por duhen bërë edhe disa shitje. Roma, që ka siguruar tashmë shërbimet e Wijnaldum dhe është shumë pranë marrëveshjes me Belottin, duhet të “heqë qafe” lojtarët që nuk hyjnë në planet e teknikut Mourinho.

Pas largimit të Boubacar Kamara (i skadoi kontrata), drejtuesit e Marseille janë në kërkim të një mesfushori dhe sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, objektivi kryesor është Jordan Veretout.

Falë marrëdhënieve shumë të mira që ka me klubin italian, presidenti Pablo Longoria ka intensifikuar tratativën me Romën dhe shumë shpejt pritet që të bëhet zyrtar transferimi i lojtarit në Francë. Në arkat e verdhekuqve do të vijnë 10 milionë euro nga shitja e lojtarit. / Oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like